Nuredin Orelesi, blerja më e re e Vllaznisë është prezantuar para mediave në konferencën e parë për shtyp.
Mbrotjësi i cili është aktivizuar me ekipin e Dinamos dhe Skenderbeut ne Superlige, i rikthehet serish kampionatit shqiptar duke deklaruar se ndjehet mirë që është pjese e ekipit të Vllaznise.
Orelesi do të jetë pjese e repartit të mbrotjes tek kuqeblutë duke plotësuar ne kete menyre edhe hapesirat e krijuara ne kete repart. Tek Vllaznia pritet tashmë edhe nje sulmues, ndoshta edhe per te mbyllur merkaton në prag të sezonit të ri .