LOJTARI ËSHTË AKTIVIZUAR NË MAQEDONI ME EKIPIN SHKËNDIJA E TETOVËS. Vllaznia do të prezantojë blerjen e parë zyrtare për sezonin e ri futbollistik. Ai është futbollisti Shqiptar nga Tetova, Jasir Selmani i cili ka arritur marrëveshjen paraprake me drejtuesit dhe do të jetë I gatshëm për tu vënë nën urdhërat e trajnerit Luan Zmijani.

Selmani ka qenë pjesë e ekipit shqiptar në Maqedoni, Shkëndija e Tetovës dhe merr pjesë në Kupat e Europës. Selmani ka lindur më 21 januar 1991 në Tetovë dhe prej sezonit 2010-2011 është pjesë e skuadrës së këtij qyteti. Sezonin e fundit luajti 9 ndeshje dhe shënoi një gol. Lojtari është i lirë, pra vjen me parametra zero në Shkodër, sepse Shkëndija nuk e ka në planet e veta për sezonin e ri. Ndërkohë që tek skuadra disa lojtarë të tjerë janë afruar për provë. Trajneri Zmijani po vazhdon stërvitjen duke testuar shumë futbollistë por që deri tani duket se nuk janë duke bindur. Siç mësohet stafi teknik është duke qëndruar në pritje të përforcimeve që do të sjellin drejtuesit. Kjo pasi në bazë të disa informacioneve, pas Selmanit pritet të prezantohen të pakten dhe pesë blerje të tjera ku pothuajse bisedimet janë të mbyllura. Prandaj stafi teknik po qëndron plotësisht në pritje, duke u fokusuar tek seancat stërvitore. Mëgjithatë në bazë dhe të disa informacioneve, pritet që shumë shpejt përveç afrimeve të lojtarëve të ketë dhe disa lëvizje të tjera në kampin shkodranë, me qëllim që për sezonin e ri skuadra të hyjë më synime dhe objektiva të qarta.

Artikulli paraprakVLLAZNIA DO TË JETË KONKURUESE, GATI 6 PËRFORCIME
Artikulli tjetërBASHA: TË RIVENDOSIM STANDARTET E ZGJEDHJEVE