Surprizon Vllaznia në takimin e javës së 15 të Kategorisë Superiore duke marrë një fitore mjaft të dëshiruar.

3-2 është rezultati përfundimtarë I takimit Vllaznia – Kamza kjo ndeshje sikur ngroh pak poziten e Vllaznisë që me këtë fitore ka marrë një 3 pikësh shumë të nevojshëm e cila tashmë pozicionohet në vendin e 7 me 15 pikë. Duket se tashmë Vllaznia ka vendosur që ti rikthehet ecurisë pozitive përsa I përket rezultateve.

Goli i parë është shënuar nga Andi Ribaj që në minutën e 18 të këtij takimi ndërkohë dy golat e tjerë për Vllazninë janë shënuar në pjesën e dytë nga Erald Çinari dhe Arlind Kalaja. Kuqeblutë në mesjavë do të kenë ndeshjen e fundit për këtë sezon ndaj Partizanit një takim tepër I vështirë por që edhe atje do të synohet të arrihet fitorja e rradhës pasi tashmë edhe situate brënda ekipit me arritjen e kësaj fitoreje është më optimale.

Artikulli paraprakDREJT ZGJEDHJES NGRITJA E KLP-SË
Artikulli tjetërBANORËT E DUKAGJINIT DO TË TAKOHEN ME KRYEMINISTRIN RAMA