Dy mbrojtësit Endri Vrapi dhe Antonio Marku kanë rinovuar kontratat me klubin Vllaznia.

Vrapi do jetë edhe për një sezon futbollist i kuqebluve dhe mësohet se ka arritur akordin me drejtuesit pas diskutimeve të gjata. Ndryshe nga Vrapi mbrojtësi tjetër Marku ka firmosur për dy vite me Vllazninë. Kështu mbrojtja kuqeblu me këto dy rinovime mund të thuhet se është siguruar edhe për kampionatin e ardhshëm. Pak ditë më parë ka firmosur edhe malazezi Cicmil duke konfirmuar kështu prapavijën e skuadrës shkodrane. Ajo që mbetet është porta, mesfusha dhe përforcimi në sulm, kërkesa këto të trajnerit Armando Cungu.

Artikulli paraprakCAS LË NË FUQI VENDIMIN E UEFA-s, DËNOHET SKENDERBEU
Artikulli tjetërPD LËVIZ NGA VENDET E REZERVUARA