Armando Cungu do të qëndrojë tek Vllaznia.

Brenda mureve të bashkisë në dhomën e re të konferencave për shtyp, tekniku Cungu përkrah edhe administratorit Gjyrezi dhe drejtorit teknik Zeka u shfaq më i qetë që pas ndeshjes me Flamurtarit kur la të hapur mundësinë e largimit. I shqetësuar për situatën tek Vllaznia ka qenë edhe vetë administratori Astrit Gjyrezi ndërsa më besimplotë u tregua drejtori Eugen Zeka. Vllaznia ka 450 milion lekë në buxhet për këtë vit por administratori Gjyrezi thotë se këto para nuk mjaftojnë deri në fund të vitit por deri në fund të këtij sezoni. Ndërsa administratori është i qetë tek paratë, trajneri Cungu thotë se Vllaznia është e kërcënuar nga mbijetesa dhe se gjithçka mund të ndodhë. Hijet e dyshimit janë gjithnjë prezente tek Vllaznia sepse premioja për fitoren ndaj Flamurtarit nuk ka një emër se nga kush janë dhënë ndërsa paratë janë shpërndarë kesh dhe jo përmes llogarisë bankare. Konferenca për shtyp u zhvillua në prag të ndeshjes së kupës me Teutën ku Vllaznia kërkon kualifikimin në Durrës pas fitores së parë 1-0 në çerekfinalen e luajtur në Shkodër.

Artikulli paraprakNUK REGJISTROI MAKINËN ME MALLRA, ARRESTOHET POLICI I MURIQANIT
Artikulli tjetërNXËNËSIT E MEDRESESË, NË KËSHILLIN E QARKUT