Xhevahir Sukaj dhe Sedat Berisha janë deri më tani dy përforcimet e skuadrës së Vllaznisë në këtë merkato janari. Por ekipi kuqeblu nuk do të mjaftohet më kaq pasi siç dihet tek skuadra shkodrane mangësitë janë në repartet e sulmit dhe mbrojtjes. Brënda këtyre ditëve priten të vijnë të tjera firmosje pranë skuadrës shkodrane e alternativat më të përmendura është Ergis Mersini 29-vjeçari është ende pjesë e Flamurtarit, edhe pse klubi vlonjat nuk e përfshiu në listën e fazës përgatitore.

Kjo do të thotë që Mersini tashmë është jashtë planeve të trainerit Duro. Nëse jepet drita jeshile, Mersini prezantohet në Shkodër dhe më pas niset dirket për në Ulqin. Mersini ka qenë pjesë edhe e Luftëtarit për 3 sezone me rradhë 2014-2017 gjithashtu, ka luajtur edhe me Dinamon dhe Teutën. Sa për qendrën e mbrojtjes, traineri Ernest Gjoka po pret përforcim serioz për ta kompletuar këtë repart, por ka ende dilema. Si mjaft favorit mbetet Renato Malota, gjithësesi klubi shkodranë në kërkimin e tyre në këtë merkato janë shtrirë edhe në tregun kroat duke parë alternativat e mundshme që ofrohen nga atje ku ka emra të gatshëm të bëhen pjesë e Vllaznisë.

Por edhe pse tek Vllaznia priten afrimet e mundshme në këtë merkato dimri nuk mungon edhe alternative e ndonjë largimi të mundshëm. Është skuadra e Kukësit ajo e cila ka shfaqur interesë për mesfushorin Florind Bardulla por ai ia ka lënë në dorë drejtuesve të skuadrës arritjen e një marrëveshjeje nëse e shohin të arsyeshme, pasi aktualisht Florind Bardulla është akoma nën kontratë me Vllazninë dhe nuk vendos dot ai.

Por gjithësesi nga sa bëhet më dije ekipi veriorë akoma nuk u ka bërë një kërkesë zyrtare Vllaznisë për sa i përket Bardullës e duke qënë e tillë atëhere ky fakt mbetet në kuadrin e hamendësimeve mediatike.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË PRITJE TË NJË MIQËSOREJE…
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA QË DUAM”, RAMA FTON QYTETARËT