Menjëherë pas publikimit në “Star Plus” të sekuestros së vendosur momentalisht për llogaritë e klubit Vllaznia në bankat e nivelit të dytë, disa detaje të reja janë bërë të ditura.

Burime konfidenciale nga klubi kuqeblu tregojnë se vendimi për sekuestron e llogarive bankare për shkak të një detyrimit prej 74 mijë eurosh ndaj komapnisë “Gea Sport” është apeluar në gjykatën e apelit. Shumë shpejt pritet që të zhvillohet edhe seanca e parë gjyqësore për të parë më pas se cili do të jetë vendimi i formës së prerë. Momentalisht klubi Vllaznia ka të bllokuara llogaritë e saj bankare dhe deri sat ë ketë një vendim tjetër nuk mund të bëjë asnjë lëvizje. Nga ana tjetër presidenti i “Gea Sport” Roberto Nava në një bisedë me “Star Plus” ka konfirmuar se nuk ka mbetur aspak i kënaqur me dëmshpërblimin në shumën prej 74 mijë eurosh.

Ish-presidenti i Vllaznisë konfirmon se shuma që ai kërkon për të marrë mbrapsht mbetet 300 mijë euro dhe jo 74 mijë euro. Në këtë mënyrë ky gjyq i Roberto Nava ndaj Vllaznisë nuk do të mbetet me kaq por do vijohet në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Në rast se në gjyktata shqiptare nuk merr dëmshpërblimin prej 300 mijë euro duke pretenduar se bashkia Shkodër nuk ka respektuar kontratën ndaj tij atëherë pritet që këtë çështje ta çojë në gjykata ndërkombëtare për të kërkuar që të marrë atë që kërkon. Kjo luftë e “Gea Sport” sapo ka nisur dhe me shumë gjasa do të ndiqet deri në fund nga ana e tyre.

Nga ana tjetër në këtë situatë ku ka një urdhër ekzekutimi për sekuestro konservative për një detyrim prej 74 mijë eurosh nga gjykata e arbitrazhit dhe gjykata e shkallës së parë në Tiranë klubi Vllaznia ka zgjedhur që të hesht. Se cila do të jetë zgjidhja për të bërë lëvizje në bankat e nivelit të dytë ende nuk dihet ndërsa me shumë gjasa klubi kuqeblu ka shpresën e fundit tek gjykata e apelit në Tiranë. Në të kundërt në rast se ka sërish një vendim kundër atëherë Vllaznia është e detyruar që të shlyej shumën prej 74 mijë euro ndaj “Gea Sport” dhe 2600 euro shpenzimet e gjyqit që në total shkojnë 76600 euro.

Artikulli paraprakKRIJOHET SHOQATA E VETERANËVE TË SPORTIT SHKODRAN
Artikulli tjetër“ALARM” NGA STUDENTËT: PO BËHEMI “RINOCERONTË”!