DAJ TEUTËS ME FORMACION TË NDRYSHUAR
Skuadra e Vllaznisë vijon të mbetet në merkato ndonse ka pak ditë që ajo të mbyllet zyrtarisht. Siç mësohet, kuqeblutë janë në pritje të ardhjes së dy lojtarëve të tjerë.
Bëhet fjalë për uruguajanin Cayetano dhe te mbrojtësit 18 vjeçarë italianit Monteleone. Uruguajani pritet që të vijë këto ditë direkt nga Uruguaj dhe të nënshkruaj menjëherë me ekipin e Vllaznisë. Bëhet fjalë për një lojtarë lojtarë që luanj në mesin e fushës, pikërisht aty ku edhe drejtuesit e ekipit kanë pritur që të vijë Rodrigues. Mesa mësohet drejtuesit e klubit e quajnë punë të mbyllur afrimin e këtij lojtari vetëm 23 vjeçarë. Mirpo deri në ardhjen e tij asgjë nuk mund të quhet e sigurtë.
Përforcime pritet të vijnë për portën, burime pranë klubit kuqeblu, drejtuesit më të lartë të klubit që ndodhen në Zvicër janë në trentava për të sjellë pranë ekipit të Vllaznisë, një ish portier që ka qenë pjesë ekipit të Romës. Mëgjithatë nuk ka asnjë të dhënë të saktë se kush do të vijë.
Përsa i përket afrimeve deri tani Vllaznia ka arritur të bëjë vetëm 5 afrime nga pjesa e lojtarëve që kanë mbyllur sezonin e shkuar. Bëhet fjalë për mbrojtësin serb Mehmedoviç, kosovarët Shala e Badalli e dy uruguajanët Soza e Aguirres. Nga këto afrime vetëm mesfushori shkatërrues Shala është aktivizuar në takimin e parë, ndërsa të tjerët pritet që të jenë në fushën e lojës që në përballjen me Teutën, në këtë fundjavë.
Ndërkohë që në ndeshjen me Teutën që do të zhvillohet në fundjavë, trajneri Baldo Raineri mund të bëjë disa ndryshime rrënjësore në formacionin kryesorë të ekipit. Dy lojtarët e huaj Aguirre dhe Sosa me shumë mundësi do të jenë titullarë. Mëgjitatë trajneri, Raineri vijon të mos japë anjëherë versionin përfundimtar të lëvizjeve të tij në formacion. Me interes pritet se çfarë paraqitjeje do të bëjnë kuqeblutë ndaj Teutës, pas humbjes me ekipin e Kukësit në javen e parë të kampionatit.