Partizani ka shkatërruar Vllazninë, duke fituar me rezultatin 4-1. Në ndeshjen e fundit të javës së 12-të të Abissnet Superiore, kryeqytetasit e kanë dominuar tërësisht sfidën ndaj shkodranëve, me lojë dhe me raste. Të kuqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 21-të me Rrapajn, ndërsa barazuan shkodranët 12-minuta më vonë me Balajn. Në fundin e pjesës së parë, ishte Partizani që realizoi dy gola të shpejtë, me shkodranin Marçelino Preka dhe Mehmetin.

Edhe të dytën, skuadra e kuqe e nisi në sulm dhe shënoi golin e katërt me Gueye në minutën e 49-të. Ky gol ia bëri shumë më të thjeshtë punën ekipit kryeqytetas deri në fundin e ndeshjes. Më pas, vijoi një mori rastesh përpara portës shkodrane, me ekipin kuqeblu që ishte pothuajse inekzistent në fushë dhe vetëm shihte rastet që shpërdoroheshin para Qarrit nga vendasit. Pas kësaj humbjeje, vështirësohet situata për Vllazninë, që zbret në vendin e 8-të me 13-pikë, me kuqeblutë që tani e shohin veten në zonën e ftohtë të renditjes.

Artikulli paraprak“STAR SPORT”, KJO VLLAZNI PO NA ZHGËNJEN
Artikulli tjetërMYFTIU I SHKODRËS IMAM MUHAMED SYTARI VIZITË NË KISHËN ORTODOKSE TË SHKODRËS