Mes emocionesh ish-futbollisti i Vllaznisë Çlirim Basha shkelmoi topin e parë në ndeshjen hapëse të Superligës mes Vllaznisë dhe Laçit.

Basha rezultoi me fat sepse shkodranët fituan 1-0 me gol të brazilianit Hygor Gonçalves. Basha tregon këtë moment të veçantë dhe surprizues për të ndërsa thotë se Vllaznia e meritoi fitoren në këtë përballje të parë.

I veshur edhe njëherë kuqeblu, Basha shrpehet se ishte nostalgji për të kur risjell në mendje vitet e arta të futbollit shkodran pjesë e së cilës ishte.

Çlirim Basha është djali i Xhevdet Bashës edhe ai ish-futbollist i Vllaznisë ndërsa tregon edhe një batutë mes tyre pas shkelmimit të topit të pare.

Çlirim Basha është ish-futbollist i Vllaznisë në vitet ’90 ndërsa prej kohësh jeton në Gjermani ndërsa shpesh herë vjen në qytetin e tij në Shkodër ku ruan disa prej kujtimeve më të bukura të jetës si ish lojtar i Vllazisë por edhe kombëtares shqiptare.

Artikulli paraprakVLLAZNIA E NIS ME FITORE, MUND 1-0 LAÇIN
Artikulli tjetërVLLAZNIA, GONÇALVES: GOLIN MA KËRKOI DJALI IM I VOGËL