Vllaznia është Nderi i Kombit. Për herë të parë Presidenti i Republikës i jep një klubi titullin Nderi i Kombit.

Breza të tërë lojtarësh, trajnerësh, tifozësh dhe jo vetëm, emra të mëdhenj të shoqërisë Vllaznia janë shpërblyer duke u dekoruar me medaljen Nderi i Kombit nga Presidenti Ilir Meta.

Ceremonia zyrtare u mbajt në sheshin para bashkisë Shkodër.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi falenderoi për këtë dekoratë për klubin Vllaznia.

Shoqëria Vllaznia u themelua në 1919-ën për të vijuar deri në ditët e sotme duke kontribuar në zhvillimin kulturor, qytetar dhe sportiv jo vetëm në Shkodër por edhe në rang kombëtar.

Me dhjetra emra sportistësh kapërcyen kufijtë duke fituar medalje ballkanike, europiane dhe botërore duke lartësuar Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë në këto 100 vite.

Artikulli paraprakRAMA: PROTESTA, MANIFESTIM TË DËSHPËRUARISH
Artikulli tjetërSHKODËR, PRESIDENTI DEKORON 19 SPORTISTË DHE TRAJNERË