Pavarësisht ecuris zhgënjyese të ekipit kuqeblu në këto 16 javë kampionat dhe humbjeve të cilat kanë qënë jo të pakta të pësuar në ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Fokusi tashmë duket se do të jetë merkato e janarit duke shpresuar që me afrimet e mundshme tek Vllaznia të jenë sa më cilësore në mënyrë që Vllaznia të ringrihet sërish.

Repartet që janë mjaft problematike të skuadrës shkodranë janë mbrojtja dhe sulmi e normalisht që synimi është afrimi i lojtarëve që luajnë në këto pozicione. Trainer Ernest Gjoka është shprehur se nga presidentja e Vllaznisë Voltana Ademi ai ka marrë garanci se do të bëhet merkato për të ndërtuar dhe ndryshuar mentalitetin e skuadrës. Por pavarësisht kësaj ende pa u hapur zyrtarisht mërkato e janarit tek Vllaznia kanë nisur edhe largimet si ai i Edon Hasanit ku edhe pse akoma nën kontratë me Vllazninë mesfushori shkodranë ka firmosur disa ditë më parë me ekipin Sepahan nga Irani.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe presidentja e Vllaznisë dhe njëkohësisht kryetarja e bashkisë SHkodër Voltana Ademi e cila është shprehur se Edon Hasani është akoma në kontratë me Vllazninë e nëse ai nuk do e respektojë këtë gjë atëherë do ta çojë çështjen për tu proçeduar në në gjyq. Gjithësesi në këtë merkato pritet që të ketë jo pak lëvizje pasi përveç afrimeve të mundshme do të ketë edhe largime të disa lojtarëve të ndryshëm nga ekipi i Vllaznisë

Artikulli paraprakINSTITUCIONET DHUROJNË PËR FAMILJET NË NEVOJË
Artikulli tjetërVLLAZNIA DHE 2017-ta E MBIJETESËS