Vllaznia ka mposhtur Partizanin në shtëpi me shifrat 1-0. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Rejan Alivoda në minutën e 30’. Në pjesën e dytë, Partizani mbeti në inferioritet numerik, pasi Zguro u largua me karton të kuq për shkak të sjelljes jo-sportive, por sërish ata mbajtën në tension mbrojtjen shkodrane. Të kuqtë patën shanse të arta për të barazuar, por nuk arritën të finalizojnë. Pas fitores me Partizanin, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shpreh tepër i kënaqur për triumfin që skuadra e tij arriti në transfertë.

Edhe autori i golit, Rejan Alivoda, u shpreh tepër i lumtur që i dha fitoren skuadrës së tij.
Tashmë javën e ardhshme, Vllaznia do të luajë në Shkodër ndaj Tiranës.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, BASHKËAUTORË PËR KULTIVIMIN E 2464 BIMËVE KANABIS, ARRESTOHEN 2 SHTETAS
Artikulli tjetërPËRCILLET PËR NË BANESËN E FUNDIT GJINO MJEDA