MESFUSHORI BESON TEK AFTËSITË E SKUADRËS PËR TË MOS DËSHTUAR. Vllaznia ditën e diele do të ketë një takim të vështirë ndaj Apolonisë së fierit. Ndonëse skuadra fierake është në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit, përbën një rrezik për kuqelbutë pasi është kundërshtari i drejtpërdrejtë për mbijetesë.

Prandaj nuk do të jetë aspak një përballje e lehtë. I këtij mendimi është dhe mesfushori shkodran Ndriçim Shtubina. Por për të arritur një fitore skuadra duhet të shënojë e në fakt u bënë shumë ndeshje që Vllaznia nuk gjen rrugën e rrjetës. Vllaznia do të luaj të dielën në orën 14:00 në “Loro Boriçi”, ndaj Apolonisë dhe të gjithë presin një fitore si e vetmja mënyrë për të prishur serinë e rezultateve negative.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/NxMf31_rQDs?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPROBLEMET E SHËNDETIT MENDOR
Artikulli tjetërFrederik Rreshpja