Tek skuadra e Vllaznisë duhet thënë se akoma vazhdon që situata të duket shumë komplekse thuajse në çdo drejtim.

Që nga momenti që skuadra ra nga kategoria të vetmet lëvizje që janë bërë kanë qënë deklarata ku kërkonin ndjesë publike, dorëheqja e adminstartorit Gjyrezi largimi i Arlind Kalaja tek Kukësi dhe intervista e kryetares së bashkisë e cila ua adresoi stafit teknik dhe lojtarëve disfatën e rënies nga Superliga.

E gjatë kësaj periudhe të shumta kanë qënë edhe thashethemet se kush do të merrte timonin për të drejtuar skuadrën, ndryshimi i këshilltarëve mbikqyrës të klubit apo edhe largimi i mundshem i shumë lojtarëve madje u përmenden edhe shumë emra.

Lista e futbollistëve që do të largohen nga ekipi tani është e gjatë pasi lojtarët që kanë pasur kontrata 1-vjeçare apo 6-mujore me të drejtë rinovimi duket se nuk do të jenë më pjesë e ekipit kuqeblu.

Ndër të parët që janë larguar nga skuadra është Nuredin Orelesi duke vijuar me Renato Malota, Ergis Mesini e po ashtu edhe Sedat Berisha, kontratat me të cilët nuk do të rinovohen.

Lista e lojtarëve që pritet të largohen është e gjatë por me gjithë këto largime që për hirë të së vërtetës nuk janë të pakta në numër tek klubi i futbollit Vllaznia duhet që tashmë të mendojnë edhe sa i përket lojtarëve që do të mund të afrohen.

Siç duhet në kampin shkodran akoma nuk kanë nisur lëvizjet e para për të vënë piketat për sezonin e ri pasi tek kjo skuadrë përveç afrimit të lojtarëve duhet të gjejnë edhe një administrator të ri ku aktualisht nuk ka asnjë emër konkret në horizont.

Gjithësesi skuadra e Vllaznisë në sezonin që sapo u mbyll ishte ndër skuadrat me buxhetin më të lartë të kategorisë superiore por me rënien nga kategoria mendohet që pagesat e lojtarëve do të reduktohen ndjeshëm e mbase kjo mund të ketë bërë që lagrimet nga skuadra kuqeblu të jenë të mëdha.

 

Artikulli paraprakKOMBËTARJA MUNDET NË MIQËSORE ME MALIN E ZI
Artikulli tjetërMALËSIA E MADHE PA ASNJË HIDRANT