DEKLAROHET DORËHEQJA POR STAFI TEKNIK VIJON STËRVITJEN .

Lëvizje të çuditshme tek Vllaznia. Pas polemikave të ditës së djeshme në mes dy përfaqësuesve të kompanisë “Gea Sport”, tashmë debati duket se është spostuar në aksin Bashki- “Gea Sport”. Pas zhurmës së djeshme, mësohet se kryebashkiaku Lorenc Luka ka kontaktuar përmes telefonit me presidentin e kësaj kompanie Roberto Nava dhe pas ndonjë mosmarrëveshje të vogël mbrëmë, ditën e sotme është rënë dakord që të vazhdohej puna. Për këtë, po ashtu dy palët kanë rënë dakord të dalin edhe me një deklaratë për shtyp. E kur pritej që ajo të bëhej publike dhe dy palët të deklaronin vazhdimin e kontratës së bashkëpunimit, ndodh diçka. Pala zviceriane tërhiqet nga ky premtim dhe “vjell vrer” për disa kushte që Bashkia Shkodër nuk ia ka plotësuar siç kishin rënë dakord. Kjo është  bërë e ditur përmes një komunikate për shtyp të shpërndarë nga kjo kompani. Nepermjet presidentit te saj Roberto Nava. “Gea Sport” akuzon Bashkinë se nuk firmosi kontratën për 10 ditë siç kishte parashikuar por për 12. Me këtë vonesë, është e pamundur për të arritur objektivat. “Gea Sport” akuzon se moslëvrimi i shumës për  borxhet, mund ta penalizojë Vllazninë me heqjen e 6 apo 9 pikëve dhe kjo i dëmton ato. Po ashtu, akuzon edhe për mosmbështetjen e duhur në disa drejtime të tjera. Në kushte të tilla, nuk dihet se çfarë do ndodhë. Fillimisht ka qenë planifikuar që të shtunën të vinte në Shkodër krahu I djathtë i Navës, pikërisht Grigoletto por tashmë edhe kjo nuk është shumë e sigurtë nëse do ndodhë apo jo. Nga ana e tjeter ekpi ka dale serish ne stervitje dhe po zhvillon normalisht seancat. Ne mediat sportive eshte deklaruar prisha e kontrates. Tek bashkia e shkodres nuk jep askush asnje informacion se çfare do te behet, e kush do ta drejtoje vllaznine. Prandaj kjo situata eshte me te vertete kaotike ne te gjitha drejtimet. Përfundimisht një situatë e rrëmujshme e cila nuk është aspak e denjë për një skuadër si Vllaznia, vetëm 3 javë para nisjes së kampionatit.

Artikulli paraprakBASHKIA MBETET NË PRITJE DERI TË SHTUNËN
Artikulli tjetërVELIPOJË, LIÇENSOHEN 310 BIZNESE