Trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz thotë se skuadra e tij nuk ka asnjë presion dhe se fitorja është krejt normale në përballjen që kuqeblutë do të kenë me Luftëtarin në Shkodër
Skuadra është përgatitur thotë tekniku Jonuz ndërsa shprehet se ka lënë pas edhe padrejtësitë e gjyqtarëve duke folur më drejtpërdrejtë se më përpara sa i përket arbitrimit në takimet që Vllaznia ka zhvilluar deri më tani
Për trajnerin e Vllaznisë e rëndësishme është që ekipi të sigurojë rezultate pozitive dhe më pas qetësia në tabelën e klasifikimit vjen vetvetiu
Vllaznia do të luaj në Shkodër ndeshjen me Luftëtarin ndërsa pas barazimit me Teutën në Durrës dhe fitores në Burrel për Kupë synon që të vijojë me rezultate pozitive edhe në përballjen me gjirokastritët.