Vllaznia është mposhtur me rezultatin e thellë 1-5 në “Loro Boriçi” nga Skënderbeu, në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit. Kuqeblutë luajtën në këtë duel me futbollistë kryesisht të rinj, të marrë nga ekipi U-19 dhe U-21. Gjithçka në këtë 90-minutësh ka folur për korçarët, të cilët luajtën me formacionin e tyre më të mirë dhe arritën të fitojnë, teksa tashmë do të jenë zyrtarisht pjesë e “Final Four”. Ndërkohë, Vllaznia shënoi vetëm një gol, me anë të sulmuesit 18-vjeçar Klajdi Halili, që realizoi në ditën e debutimit të tij me ekipin e parë kuqeblu. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, shpjegoi arsyet se pse zgjodhi që të fuste futbollistë të rinj në 11-shen kryesore.
Ndërkohë, nga ana tjetër, trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, ishte shumë i lumtur pas fitores që ekipi i tij rregjistroi përballë Vllaznisë, që i mundësoi skuadrës bardhekuqe edhe kalimin në “Final Four”.
Në fund të ndeshjes, edhe tifozët shkodranë dukeshin të lumtur me kualifikimin e Skënderbeut në “Final Four”, teksa një gjë të tillë e shfaqën qartësisht duke duartrokitur fituesin dhe më pas bënë të njëjtën gjë kur Ivan Gvozdenoviç i falënderoi me një duatrokitje tifozët vendas.