Ardit Hoxhaj është një prej futbollistëve të Vllaznisë i cili po kalon një formë të mirë sportive ndërsa në ndeshjen e fundit me Apoloninë shënoi golin e fitores. Në prag të përballjes së radhës me Skenderbeun, Hoxha thotë se Vllaznia do të synojë një tjetër fitore për të vijuar ecurinë pozitive dhe shkëputjen në vendin e parë në renditje.

Tashmë që Vllaznia mban vendin e parë në renditje ka një ego edhe më të madhe të lojtarëve kuqeblu për të qenë në formacion ndërsa objektiv ka shënimin e 8 deri në 10 gola.

Ardit Hoxha është një ish-futbollist i Skenderbeut dhe bën të ditur se korçarët për momentin pikën më të fortë kanë mesfushën.

Vllaznia mban vendin e parë në renditje ndërsa Skenderbeu është në vend të parafundit por pavarësisht kësaj kuqeblutë kanë vlerësuar maksimalisht këtë përballje për të siguruar një tjetër fitore.

Artikulli paraprakLEZHË, QËLLOHET ME ARMË NDAJ NJË LOKALI
Artikulli tjetërVLLAZNIA, DJARMATI: DËSHTIM NËSE NUK KAPIM EUROPËN