Ndeshja Vllaznia – Skëndërbeu do të luhet të dielën në orën 14:00 në fushën sportive “Reshit Rusi” kjo gjë është konfirmouar paraditen e së martes në faqen zyrtare të Vllaznisë.

Arsyet pse kjo ndeshje nuk do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” është se aktualisht fusha është në fazë rehabilitimi për mbjelljen e barit ku tashmë kanë nisur të nxjerrin në pah rezultatet e para e duket se çdo gjë ka shkuar siç duhet. Bëhet më dije se një faktorë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e këtij proçesi ka ndikuar edhe koha e mirë e këtyre ditëve. Por duhet theksuar fakti se pavarësisht ecurisë së mirë fusha nuk do të jetë gati as për ndeshjen e së dielës ku Vllaznisë do të luaj ndaj Skëndërbeut por me shumë mundësi edhe takimi i javës së ardhshme ai i fazës së dytë të këtij kampionati ndaj Lushnjes e cila do të luhet përsëri në Shkodër nuk do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” por në “Reshit Rusi” .

Tashmë falë barazimit të marrë ndaj kampiones në fuqi në Kukës shpresat për ndryshim tek skuadra shkodrane janë më të mëdha kështu që në ndeshjen e ardhshme ndaj Skëndërbeut pavarësisht se ku do të luhen e rëndësishme është që të arrihen rezultatet e dëshiruara dhe ndryshimi në renditje të cilët aktualisht janë në kuotën e 6 pikëve.

Artikulli paraprakATSINA, SULMUESI QË I NEVOJITET VLLAZNISË
Artikulli tjetërMASHTRUAN 225 PERSONA PËR PUNË NË KANADA,18 VITE BURG NËNË E BIJË