DREJTUESIT E LOJTARËT TË BINDUR PËR SUKSESIN E 6-TË RADHAZI. Të dielën Vllaznia do të kërkojë fitoren e 6-të radhazi, këtë herë ndaj kampionëve në fuqi, Skënderbeut.

Takimi tashmë është zyrtarizuar që do të zhvillohet të dielen. Madje do të jetë nën dritën e prozhektorëve, pikërisht në orën 17:00. Ky orar do të krijojë një atmosferë të zjarrtë, sidomos me praninë e tifozëve shkodranë. Madje drejtuesit dhe lojtarët e skuadrës, në prononcimet e tyre janë duke bërë thirrje për një prani më të madhe se kurrë të tifozëve në shkallët e stadiumit. Natyrisht, vetë suksesi që janë duke arritur shkodranët nga java në javë është duke rritur optimiz min. Njëkohësisht kjo bën që tifozët të rritën në numër dhe të jenë në mbështetje të ekipit. Duke qenë se ndeshja do të zhvillohet në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”, e aq më tepër që do të jetë takimi i fundit për këtë vit për ekipin e Vllaznisë, interesi pritet të jetë në maksimum. Kjo ndeshje merr një rëndësi të veçante dhe për faktin se kërkohet fitorja e 6-të radhazi që mund të baraspeshonte 6 humbjet e realizuara nga kuqeblutë si mënyra më e mirë për të kompensuar në një farë mënyrë atë ecuri aspak të mirë. Aktualisht Vllaznia është në kuotën e 23 pikëve dhe në qoftëse nuk do të ishin -3 pikët me të cilën skuadra nisi kampionatitn, renditja do të ishte krejt tjetër dhe madje mund të flitet për një skuadër që mund të pretendojë dhe në zonat e europës. Përsa i përket premios, pritet që premtimi i dhënë për ndeshjen me Partizanin të shpërndahet përpara ndeshjes me Skëndërbuen. Ndërsa për një tjetër sukses pritet të ketë një tjetër premio. Në kampin kuqelbu është duke u pritur me padurim, ndeshja me Korçarët për të prentuar një mbyllje sa më të suksesshem të këtij viti dhe për fazën e dytë të kategorisë superiore.

Artikulli paraprakBASKETBOLL, GJYSËMFINALET E KUPËS SË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërMASTERPLANI PËR GAZIFIKIMIN E SHQIPËRISË