Ka përfunduar në barazim 0-0 përballja në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër mes Vllaznisë dhe Skënderbeut kryesues, e vlefshme për javën e 14-të të Superligës.

Ka qenë një ndeshje e hapur dhe me disa raste për të dyja skuadrat, por më shumë golit iu afruan korçarët me një 11-metërsh të diskutueshëm. Hamdi Salihi provon të bëj një goditje të rrallë, por portieri i Vllaznisë, Agoviç, i përgjigjet në mënyrë më të mirë, duke ruajtur portën e paprekur. Me nga një pikë të marrë Skëndërbeu udhëheq i vetëm Superligën deri ditën e martë kur do të luajë edhe Kukësi me Partizanin. Ky është barazimi i dytë radhazi për skuadrën e Agostinelit. Edhe Laçi me Luftëtarin kanë ndarë nga një pikë në barazimin 2-2 të kësaj jave. Por ashtu siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e kaluara, Luftëtari nuk administroi avantazhin dhe Laçi arriti të barazonte me Akuinon. Korabi nuk gjen shpëtim as në “shtëpinë” e re. Në stadiumin e Kukësit , skuadra dibrane u mposht 1-0 nga Teuta. Fatin e “derbit të mbijetesës” e vendosi një gol i Artur Maganit që në minutën e 11-të.

Artikulli paraprakKOMUNIKIMI I JAVËS – RAMA: MIRATIMI I BUXHETIT ARRITJE, SHMANGËM GREMINËN
Artikulli tjetërVETTINGU, EKSPERTËT BRITANIKË NË SHQIPËRI PËR PASTRIMIN E PARAVE