Një efektiv i policisë së Shkodrës ka mbetur i lënduar gjatë ndeshjes Vllaznia-Skëndërbeu që u luajt sot në kryeqendrën e veriut, teksa është goditur me stol në stadium.

Në njoftimin për mediat, policia thotë se “incidenti ka ndodhur në orën 14:52 në stadiumin “Reshit Rusi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Vllaznia –Skëndërbeu, kur punonjësi i policisë me iniciale F. N. në krye të detyrës, gjatë ndërhyrjes për të shmangur një konflikt mes tifozëve, është goditur me sende të forta (stol), i cili është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën”. Për ngjarjen, unifomat blu kanë shoqëruar në Komisariat 3 shtetas, përkatësisht: -K. N. 23 vjeç, banues në Pacram, Vau Dejës, -A. B. 25 vjeç, banues në Vau Dejës, -A. Gj. 21 vjeç, banues në Vau Dejës. Mësohet se grupi hetimor po kryen veprimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Artikulli paraprakKUPA, CUNGU E NIS MBARË, BARAZON 0-0 ME SKENDERBEUN
Artikulli tjetërMberrin ne Shkrel te Malesise se Madhe Presidenti i Republikes Bujar Nishani