Vllaznia nuk i ka humbur shpresat për të gjetur një sulmues.

Sëfundmi me kuqeblutë është bashkuar Kevin Tweneeboah. Është 23 vjeç nga Nigeria. Lojtari në fjalë që sapo ka nisur të provohet në radhët e Vllaznisë mësohet se kohët e fundit ka luajtur në kampionat e Izraelit duke qenë pjesë e një prej ekipeve të kategorinë e dytë izraelite. Nga sa mësohet 23 vjeçari është aktivizuar deri në momentet e fundit përpara se të vintë për t’u provuar tek Vllaznia çka do të thotë se jo vetëm është stërvitur por edhe ka luajtur në fushën e lojës çka presupozon që në këtë pjesë të mos ketë probleme. Gjithsesi ende asgjë nuk mund të thuhet pavarësisht fizikut të tij. Nigeriani është provuar gjatë së enjtes ndërkohë që do vijojë të jetë në provë edhe ditën e premte dhe më pas trajneri Armando Cungu do të vendos nëse do e mbajë në ekip apo jo. Federimet për ekipet B që kanë ekipe të ndryshme mes të cilave edhe Vllaznia mbyllen me 15 shkurt, pra edhe 4 ditë dhe deri atëherë shkodranët kanë kohë që të gjejnë ndonjë futbollist për vijën e parë të sulmit ku është edhe mungesa më e madhe. Brenda këtij afati kohor mund të vijë edhe një sulmues tjetër për t’u provuar por ende nuk është e konfirmuar. Gjatë merkatos së janarit u provuan shumë futbollistë të huaj tek Vllaznia por nuk u arrit që të gjehet një sulmues cilësor siç kërkon trajneri Cungu. Do të bëhet çmos edhe këto pak ditë që kanë mbetur për të parë nëse mund të gjehet ndonjë zgjidhje. Në të kundërt Vllaznia ashtu siç e ka treguar do vijojë të ketë probleme në sulm duke qenë se nuk posedon një sulmues të mirëfilltë në ekip.

Artikulli paraprakRRUGA “FRANZ BARON NOPCA” , BANORËT: DUHEJ TË KISHTE PËRFUNDUAR
Artikulli tjetërFRPD SHKODËR, REAGIMI PËR PROCESIN E ZGJEDHJEVE