Klubi i Vllaznisë vijon që të ketë vëmendjen të përqëndruar tek të rinjtë. Klajti Halili është futbollisti nga radhët e U-19 i cili tashmë për tri vitet e ardhshme do jetë pjesë e skuadrës kuqeblu. Drejtuesit kanë vendosur që të kenë pranë ekipit edhe golashënuesin më të mirë të ekipit U-19 në sezonin e fundit. Halili me paraqitjet pozitive ka bindur stafin teknik dhe drejtuesit e klubit që t’i ofrojnë atij një kontratë 3 vjeçare me shpresën se do të jetë një prej lojtarëve të vlefshëm në të ardhmen në sulmin e Vllaznisë. Halili pasi nënshkroi me kuqeblutë duke qenë tashmë pjesë e ekipit të parë tregon emocionet e tij…
Halili nuk është i vetmi sepse pak ditë më parë Vllaznia firmosi edhe me lojtarin tjetër të akademisë Vllaznia Kevin Dodaj dhe Ersi Zaganjori që po ashtu shihen si lojtarët e së ardhmes në radhët e kuqebluve. Bashkë me tre të rinjtë deri më tani me Vllazninë ka firmosur edhe ish futbollisti i Erzenit Amir Kahrimanoviç. Sa i përket të larguarave Ajdareviç dhe sulmuesi Bruno Gomes të cilët nuk lanë shumë shenjë në Shkodër duke qëndruar më shumë në stol i kanë dhënë lamtumirën ekipit shkodran.