Skuadra e Vllaznisë në Taekwondo mesa duket njeh vetëm rrugën e suksesit dhe në çdo kompeticion ku marrin pjesë ata rrëmbejnë çmime. Kësaj rradhe kanë qënë pjesëmarrës në Kampionatin Kombëtarë i para të rinjve nga ku janë shpallur edhe nën kampion.

Ky aktivitet është mbajtur në kryeqytet ku ekipi kuqeblu i Taekwonods u përfaqësua nga 12 sportistë ku të gjithë arritën të kualifikoheshin në zonën e madaljeve .

Ekipi i Taekwondosë kanë arritur të realizojnë një paraqitje dinjitoze në këtë kampionat ku duhet theksuar fakti se Enisa Shabaj është shpallur edhe sportistja më e mirë teknike e kampionatit.

Performanca dhe rezultatet e Vllaznisë në Taekwondo janë mjaft të kënaqshme ku çdo herë e më shumë shënojnë rritje të vazhdueshme të tyre.

Tashmë objektivi i rradhës është kampionati ballkanik i cili do të zhvillohet në Rumani në muajin shtator ku edhe në këtë kampionat do të synohet arritja e rezultateve dhe të sukseseve në vazhdimsi.

Artikulli paraprakNISIN NDESHJET E FUNDIT TË GRUPEVE
Artikulli tjetërSHIU PËRMBYTI BIBLIOTEKËN KOMBËTARE, U LAGËN 12 MIJË TITUJ