EKIPI DO QËNDROJË NË FAZË PËRGATITORE DERI ME 23 JANAR. Tek Vllaznia është duke u kthyer në një telenovelë të vërtetë çështja e ardhjes së tre futbollistëve nga Uruguaji së bashku me sulmuesin Sebastian Soza. Drejtuesit e skuadrës disa herë në komunikimet e tyre për shtyp kanë thënë se pritet të vijnë nga dita në ditë. Madje informacioni i fundit vërteton sipas drejtuesve të skuadrës se do të vijnë ditën e shtunë në Shkodër.
Ndaj mbetet për tu aprë sërishm, pasi dhe vetë skuadra është në mëshirën e tyre për të realizuar apo jo një merkato dimërore. Ndërkohë që skuadra e Vllaznisë do të qëndrojë në fazë përgatitore deri me datën 23 janar. Ekipi do të mbyllë këtë fazë vetëm një ditë përpara ndeshjes së parë për vitin 2015 në kampionat ndaj Kukësit. Ky është dhe vendimin më i ri që kanë marrë drejtuesit e ekipit natyrisht duke marrë parasysh dhe preferencat e stafit teknik të drejtuar nga Baldo Raineri. Mëgjithatë ditën e shtunë, skuadra do të mbërrijë në Shkodër pasi trajneri ka vendosur që fundjavën lojtarët ta kalojnë pranë familjeve të tyre. Ekipi do të qëndrojë deri ditën e hënë ku më pas do të spostohet sërish në Mal të Zi. Përsa i përket zhvillimeve të fundit në lidhje me shitjen e lojtarit shkodranë, Arsid Kruja drejt Arabisë Saudite. Në shkodër ka mbërritur kontrata e firmosur nga ekipi El Hajer dhe tashmë Kruja do të niset drejt Arabisë për të luajtur atje. Vllaznia kështu konkludon me sukses shitjen e parë të sajën që kur ekipi u mor në drejtim nga Bashkia e Shkodrës.