Vllaznia ka marrë një fitore me rezultat të thellë ndaj Dinamos në shifrat 6-3. Miqtë e nisin shumë mirë me një gol të Ibraimit në fillim të ndeshjes por Vllaznia reagon shpejt. Diagne le mbrojtjen dhe shënon golin e barazimit në minutën e 17. Është minuta e 34 kur Gjurgjeviq shfrytëzon mjaft mirë daljen përballë portierit duke kaluar në avantazh. Pjesa e dytë nis me një tjetër gol këtë radhë per Vllazninë.

Latifi bën gjithçka mirë në krah dhe jep një top të saktë per Aralicën i cili çon në 3-1 rezultatin. Dinamo fiton një penallti që konfirmohet edhe me VAR dhe Ibraimi ngushton edh4-2 shifrat në minutën e 67. Dinamo nuk dorëzohet dhe çon në 4-3 rezultatin me anë të Skukës ndërsa Dinamo nuk respekton Fair Play sepse më parë një lojtar i Vllaznisë ishte i dëmtuar por dinamovitët shënuan.

Vllaznia është spektakolare me Jonuzin i cili realizon një super gol në minutën e 83 dhe shifrat shkojnë në 5-2. Në fund ka kohë edhe për një gol. Këtë herë është Mustedanagiç që vulos në 6-3 rezultatin për Vllazninë në përballjen me Dinamon. Pas kësaj fitoreje trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç kërkon që ekipi dhe tifozët ta shijojnë ndërsa bën apel që skuadra e tij të jetë me kembe ne toke sepse është vetëm një ndeshje.

Me ironi tekniku Brdariç thotë se ish futbollisti i Vllaznisë Imami, tashmë pjesë e Dinamos gaboi shumë pak kur tha se blutë do fitojnë në Shkodër.

Trajneri i Dinamos Bledi Shkëmbi shprehet se ekipi i tij ka ende punë.

Vllaznia aktualisht mban vendin e dytë në renditje me 9 pikë pas 5 javësh kampionat ndërsa do synojë vendin e parë që e mban Tirana momentalisht.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, ARALICA DHE LATIFI: TË VAZHDOJMË ME KËTO FITORE
Artikulli tjetërKUSHTETUESJA RIKTHEN PËR SHQYRTIM ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT. JA KUR MBAHET SEANCA