Vllaznia dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Dy ekipet rivale morën nga një pikë duke treguar se dhe këtë sezon do jenë një kockë e fortë. Janë durrsakët që kanë shansin e parë për gol por gjuatja e Plakut pritet nga Zogoviç dhe më pas topi përfundon në traversë. Pa mbaruar pjesa e parë sulmuesi Aralica ka një shans të artë për Vllazninë por çuditërisht gabon në gjuajtje. Teuta në minutat shtesë të pjesës së parë mbetet me 10 futbollistë pasi Todorovski bën një ndërhyrje të gabuar në mbrojtje. Pjesa e parë mbyllet pa gola. 45 minutat  dyta nisin me një penallti të akorduar nga gjyqtari në minutën e 52 por më pas është VAR që anulon këtë 11-metërsh. Është minuta e 58 kur Vllaznia kalon në avantazh me një gol të shënuar me kokë nga Da Silva. Teuta edhe pse me 10 futbollistë nuk dorëzohet. Kuemebemba me një top pa shumë pretendime e shfrytëzon mjaft mirë duke goditur saktësisht me kokë dhe duke sjellë barazpeshën.  Jepen 8 minuta shtesë dhe në fund Vllaznia arrin të realizojë golin e dytë por që është sërish VAR që e anulon për pozicion jashtë loje gjë për të cilën shkodranët nuk janë aspak dakord mes të cilëve edhe trajneri Thomas Brdariç….

Ky barazim në Shkodër shprehet trajneri i Teutës, shkodrani Edi Martini tregon thotë ai se durrsakët merituan titullin kampion sezonin e kaluar…

Vllaznia aktualisht ka katër pikë pas dy javëve të para ndërsa ndeshjen e radhës në kampionat do ta ketë ndaj Partizanit, një tjetër përballje e fortë.

Artikulli paraprakSHKODËR, NË SPITAL DO HAPET SHËRBIMI PËR ISHEMI CEREBRALE
Artikulli tjetërPAS DHUNËS NË FINALE DORËHIQET PRESIDENTI I BOKSIT