Hapet drita jeshile që Vllaznia t’i zhvillojë ndeshjet e saj brenda fushës.Ndeshja e radhës mes Vllaznisë e Teutës do të luhet në fushën sportive “Reshit Rusi” në qytetin e Shkodrës.

Pas shumë përpjekjesh e kërkesash të vazhdueshme, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të lejojë që kuqeblutë të luajnë në fushën e akademisë. Drejtues të klubit të futbollit Vllaznia prej kohësh ia kanë kërkuar këtë gjë FSHF-së por fillimisht nuk janë marrë parasysh edhe pse klubi dhe bashkia kishte plotësuar kërkesat dhe kishte përmbushur kriteret me punimet e kryera në fushën “Reshit Rusi”. Nuk kanë qenë vetëm drejtuesit e klubit por edhe gjithë tifozëria shkodrane, dashamirës të Vllaznisë edhe jashtë Shkodrës, media ashtu siç edhe ish-presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj në studion televizive të News 24.Pas shumë ndeshjesh që shkodranët luajtën në Pukë tashmë ka ardhur momenti që për të parën herë Vllaznia të luaj përballë tifozërisë së saj. Natyrisht që është një lajm i mirë dhe faktori fushë mund të ndikojë drejtpërdrejtë tek rezultatet e skuadrës e cila në këto moment gjendet në një situatë të vështirë në renditjen e Superligës duke rrezikuar mbijetesën.

Artikulli paraprakSENSIBILIZIM ME VIZATIME NË KORSITË E BIÇIKLETAVE
Artikulli tjetërEUROPA PAS SULMEVE TË FRANCËS