Futbollisti i Vllaznisë Endri Vrapi shpreson që kuqeblutë të marrin një fitore në sfidën ndaj Teutës të shtunën në mënyrë që shkodranët të mos kenë më probleme në lidhje me mbijetesën në Superligë edhe pse praktikisht Vllaznia duket se ka shpëtuar edhe këtë sezon.

Vrapi thotë se edhe brenda grupit ka një optimizëm gjë e cila vlen dhe mban të bashkuar lojtarët e Vllaznisë. Për të ardhmen Vrapi thotë se ka ende kohë për të folur dhe se më parë duhet të mbyllet ky sezon me sukses. Vllaznia-Teuta është një ndeshje e rëndësishme për të dy ekipet dhe pritet me interes sepse shkodranët kërkojnë të jenë sa më larg zonës së ftohtë ndërsa Teuta lufton për të kapur një vend në kupat e Europës.

Artikulli paraprakMBLIDHET KESHILLI BASHKISË M.MADHE, POR ME “ZOR” MBLIDHEN KËSHILLTARËT
Artikulli tjetërU REFUZOHET AZILI, KTHEHEN 5000 SHQIPTARË