Vllaznia shënon humbjen e tretë radhazi në 3 takimet e para të kampionatit. Kuqeblutë as ndaj Partizanit nuk arritën që të dalin me pikë. Ndonëse shkuan shumë afër barazimit, të kuqtë kryeqytetas iu gëzuan triumfit në minutat e fundit.

Një ndeshje e shumëdiskutuar për shkak të një penalltie dhe kartoni të kuq dhënë për Partizanin kur rezultati ishte 1-0 për Vllazninë. Ndeshja nis me një shtyllë të Xhevahir Sukaj që në minutën e 8-të. 10 minuta më pas sulmuesi Kdouh është pranë golit për kuqeblutë. Në minutën e 22-të Plaku i vetëm përballë portës nuk shënjëstron saktë me kokë. Pas 4 minutash Sukaj shfaqet sërish rrezikshëm për Partizanin por Arbri bën një ndërhyrje deçizive duke larguar topin. Vllaznia hidhet në sulm me Krymin i cili në minutën e 29-të pasi godet shtyllën gjen edhe njëherë topin kësaj here duke mposhtur portierin e Partizanit dhe duke realizuar golin e avantazhit. 4 minuta pa përfunduar pjesa e parë arbitri jep një penallti për një prekje të topit me dorë të pavullnetshme nga Arbri. Lojtari i Vllaznisë ndëshkohet edhe me kartonin e dytë të verdhë duke dalë nga loja me të kuqe. Lojtarët e Vllaznisë protestojnë dhe për 6 minuta dalin nga fusha e lojës. Drejtuesit rikthejnë futbollistët në fushë. Nga penalltia shkodrani Sukaj gjen saktë trekëndëshin duke realizuar golin e tretë në këtë fillim kampionati. Edhe pjesa e dytë nis me një rast për Partizanin me protagonist Sukaj i cili nuk finalizon siç duhet. Në minutën e 74-ërt Raçiç mund të kishte ndëshkuar Vllazninë por gabon në goditjen fare pranë portës. Kuqeblutë mbajnë lojën në barazim deri në minutën e 82-të kur italiani Morini pas një harkimi të saktë godet me kokë duke çuar topin në rrjetë. Vllaznia merr humbjen e tretë duke qenë e fundit pa asnjë pikë në renditje. Javën e ardhshme shkodranët luajnë në Vlorë përballë Flamurtarit duke patur një tjetër sfidë të vështirë.

Artikulli paraprakBSPSH, BRËNDA 10 DITËSH DALIM NË PROTESTA
Artikulli tjetërNJOFTIM PER SHTYP NGA DREJTORIA E POLICISE SHKODER