Është mbyllur ndeshja Vllaznia – Laçi në stadiumin “Loro Boriçi në Shkodër . Goli u shënua në minutën e 49 nga braziliani Da Silva i cili ndryshoi menjëherë rezultatin sapo u fut në fushën e lojës .

Ndeshja nisi me vrull dhe Vllaznia pati mundësi të shënonte që në minutën e dytë me anë të Liridon Latifit, i cili nuk goditi si duhet pak metra me portën.  Sulmuesi anësor provoi edhe një herë tjetër në minutën e 19-të, por u ndal nga portieri Dajsinani. Laçi nga ana tjetër u shfaq rrezikshëm me Velijën. Zogovic e ndali në momentin e parë, kurse më pas nuk goditi dot. Aralica ishte ai që trembi Laçin, një herë me një gjuajtje fluturimthi dhe në rastin tjetër kur goditi shtyllën pas një gabimi në mbrojtje të bardhezinjve.

45 minutat e para në “Loro Boriçi” u mbyllën pa gola, 0-0. Fraksioni i dytë i lojës nisi me gol. Victor Da Silva, i aktivizuar nga trajneri Brdaric, pas katër minutash lojë ndëshkoi portierin Dajsinani dhe në “Loro Boriçi” nisi festa.

Shkodranët mbyllin kështu ndeshjen me rezultatin 1 me 0 duke qëndruar në vendin e tretë në kuotën e 16 pikëve .

Artikulli paraprakAKSIDENT NË QENDËR TË QYTETIT, MAKINA MERR PARA PEMËT E PARKUT
Artikulli tjetërNON-GRATA NGA SHBA, BERISHA “KALON” OQEANIN VIRTUALISHT PËR “FOLTOREN” NË NEW YORK