Për herë të parë këtë sezon, Vllaznia arrin ti rrëmbejë të paktën një pikë Laçit. Trajneri Brdaric dhe lojtarët largohet të kënaqur me këtë pikë nga kjo transfertë që ishte kthyer në makth në vitet e fundit. Dy ekipet zhvilluan një 90-minutësh shumë të bukur, raste për shënim, një futboll ofensiv por gabuan shumë në metrat e fundit. Shkodranët ishin më superior në pjesën e parë, krijuan disa raste për shënim duke vendosur jo pak nën presion ekipin e Shpëtim Duros.
Situata ndryshoi me fillimin e pjesës së dytë ku bardhezinjtë ishim më kërkues duke iu afruar në disa momente golit të shumë kërkuar. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me dy ekipet që ndajnë nga një pikë pas barazimit pa gola.
Laçi e ka të vështirë të kthehet tek rezultat pozitive duke humbur jo pak terren me rivalët. Feston nga ky barazim mbi të gjitha Teuta me bregdetarët që bënë saktë detyruat në javën e 27-të.
Ekipi i Edi Martinit mposhti Apoloninë në transfertë me rezultatin e pastër 0-2, një gol për çdo pjesë, Lorenc Vila dhe Dejvi Bregu firmosën në këtë sukses të rëndësishëm që i mban durrsakët në krye plus dy nga Vllaznia.