Një ndeshje me pritshmëri të mëdha ka qënë ajo e Vllanizsë me Teutën e Durrësit ku kjo e fundit prej shumë kohësh ka rezultuar një rival mjaft I fortë për skuadrën shkodrane.
Tifozë të shumtë kanë qënë przent në stadiumin “Loro Boriçi” për të mbështetur skuadrën kuqeblu por kjo e fundit ka zhgënjyer pasi ndeshja është mbyllur me rezultatin 0-1 për skuadrën kundërshtare. Pavarësisht që se kjo ishte ndeshja e parë në shtëpi e djemve shkodranë stafi teknik kishte menduar që gjuajtjen e parë të topit në këtë sezon në “Loro Boriç” ta realizontë pikërisht një nga emrat më të njohur të futbollit shkodran që ishte Edi Martini ku duket se kjo nuk ka rezultuar si shumë fatsjellëse.
Goli i Çyrbjes rezultoi vendimtar për ekipin e Teutës, i cili u largua me nje fitore të çmuar nga qyteti i Shkodrës. Ndryshe nga ndeshja me Lushnjen, ndaj Teutës shkodranët zhvilluan një ndeshje me ritme të avashta. Përveç së Likës në pjesën e dytë kuqeblutë nuk rregjistruan asnjë rast të pastër në portën kundërshtare. Në krahun tjetër, Teuta ishte më e freskët dhe kompakte e cila zhvilloi një ndeshje të kujdesshme, duke marrë në fund edhe fitoren.
Pavarësisht deklaratave euforike që deklaronin me bindje fitoren e kësaj ndeshjeje duket se Vllaznia nuk ka plotësuar pritshmëritë e tifozët të cilët janë larguar nga stadium mjaft të zhgënjyer. Ndeshja e rradhës për Vllazninë do të jetë javën e ardhshme në Gjirokastër, ndaj Luftëtarit vendas. Një tjetër përballje delikate ndaj një kundërshtari që sot arriti një fitore të rëndësishme ndaj Laçit.