Kupa e Shqipërisë ka vijuar me ditën e dytë të fazës çerekfinale. Në ndeshjet e para të kësaj fazë për këtë të mërkurë, Erzeni ia doli të fitonte 2-1 ndaj Vllaznisë, teksa Egnatia siguroi fitoren minimale 0-1 kundër Laçit në udhëtim.
Në stadiumin e Rrogozhinës, aty ku Erzeni luan si vendas, shijakasit mposhtën 2-1 Vllazninë. Shkodranët humbasin pas dhjetë takimeve radhazi që nuk e njihnin disfatën nën drejtimin e Qatip Osmanit. Një ish si Xhelil Hasani zhbllokoi ndeshjen dhe shënoi për Erzenin në të 64 minutë, para se Geralb Smajli të barazonte në të 87 minutë. Kur u duk se skuadrat do kënaqeshin me barazimin, Kacbufi shënoi golin e dytë për shijakasit. Tanimë Erzeni shkon në ndeshjen e kthimit me një gol më shumë dhe në Shkodër do i mjaftone edhe një barazim për të kaluar në gjysmëfinale.