Në ndeshjen e fundit Vllaznia-Bylis, edhe pse kuqeblutë kanë siguruar që një javë më parë mbijetesën tifo-grupi “Vllaznia Ultras” nuk është aspak krenar përn këtë skuadrën aktuale e cila prej 4-5 vitesh lufton vetëm për të qëndruar në Superligë.
“Hajnat s;kanë fund, titull s’ka kund” është mbishkrimi me të cilin janë shfaqur në fushën sportive “Reshit Rusi” në përballjen ku Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Bylisit. Një qëndrim i fortë i tifozëve të cilët nuk pajtohen aspak me idenë se ekipi i tyre çdo sezon, të paktën në këto vitet e fundit nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse të konkurojë për mbijetesën në Superligë. Për këto tifozë që nuk e braktisin asnjëherë ekipin e tyre të zemrës lufta për mbijetesë në çdo kampionat nuk i shkon aspak për shtat skuadrës shkodrane. Më parë ka patur edhe protesta të tifozëve pikërisht për situatat jo të mira që Vllaznia po kalonte. Disa ndryshime u bënë në klub dhe situata u përmirësua dhe klubi gjeti një qetësi por sërish objektiv i vetëm ishte mbijetesa. Vllaznia e arriti ta përmbushë këtë objektiv por nuk është kjo ajo çfarë kërkojnë tifozët në Shkodër. Edhe vetë trajneri Armando Cungu disa herë me radhë ka bërë të ditur se tek një Vllazni që lufton vetëm për të qëndruar në Superligë nuk do të pranojë që të qëndrojë më sepse ashtu si për çdo shkodran edhe për të Vllaznia nuk është një klub që duhet të kërkojë vetëm mbijetesën. Në këtë mënyrë tifo-grupi “Vllaznit Ultras” janë shfaqur me mbishkrimin “Hajnat s’kanë fund, titull s’ka kund” duke iu referuar gjendjes së skuadrës dhe vështirësivë që po has në gjithë këto vite pa qenë një ekip i denjë për të luftuar për titullin kampion apo Kupat e Europës.