Vllaznia vazhdon me ritmin e kampionit në ecurinë e saj në kampionat, ku mposhti kësaj rradhe në shtëpi Tiranën me rezultatin 3-1, në atë që cilësohet “Klasikja” e futbollit shqiptar. Sulmuesi dhe kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj, padyshim që ishte një ndër më të mirët në fushë kundër Tiranës. Ai arriti të shënojë dy gola dhe pas sfidës u shpreh i lumtur.
Ndërkohë, edhe dy qendërmbrojtësit, Marko Juriç dhe Milos Stojanoviç ishin padyshim ndër më të mirët në rradhët e Vllaznisë, teksa i pari arriti madje edhe të shënojë.
“Luajtem te gjithe mire ne pergjithesi ne kete ndeshje, sidomos pjesen e pare. Shenuam dy gola. Gjendja e ekipit eshte shume e mire dhe prandaj kemi arritur deri ketu. Kjo ishte ndeshja me e mire per mua, sepse shenova edhe ndaj Tiranes, por edhe atmosfera e jashtezakonshme e tifozeve, me beri te ndjehem mire.
“Ishim mire te gjithe sot. Kjo ishte ndeshja me e mire qe kemi luajtur deri tani. Tirana mbetet Tirane, pasi eshte ekip i mire, por ne e mposhtem. Ne te gjitha ndeshjet, ne jemi duke dhene me te miren tone. Per mua, kjo ndaj Tiranes, mbetet ndeshja me e bukur qe kemi fituar deri tani ne kete sezon.
Ky triumf e ka ngjitur sërish Vllazninë në vendin e dytë me 46-pikë, tre më pak se Egnatia kryesuese.