Vllaznia – Tirana, klasikja e futbollit shqiptar. Ndonëse të dy skuadrat nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë sportive, patjetër një përballje e tillë nuk mundet të përjashtojë emocionet e mëdha që mbart.

Dy skuadra me histori, traditë e shumë trofe do të zbresin në fushë përballë njëra-tjetrës në stadiumin e Pukës me shpresën për të dhuruar një takim spektakolar ashtu siç presin mijëra tifozë të të dy ekipeve. Patjetër që objektiv i secilës skuadër është fitorja. Më shumë se fitore luksi, për Vllazninë dhe Tiranën, 3 pikët janë tejet të rëndësishme për vazhdimësinë. Vllaznia ka bërë kthesën e saj të shumëpritur dhe tashmë ka 4 pikë duke nisur ngjitjen gruduale. Nga ana tjetër Tirana e milionave dhe pretendimeve të mëdha këtë sezon, në ndeshjet e para ashtu siç Vllaznia ka zhgënjyer duke mos qenë në një pozicion komod në renditje dhe jo kënaqshëm me pikë. Kështu të dy ekipeve i nevojitet fitorja mbase për një lloj konsolidimi. Kuqebluve triumfi me Tiranën do të vlente shumë për pjesën e mbetur të kësaj faze dhe praktikisht do largonte rrezikun për luftën e mbijetesës që në 5 ndeshjet e para Vllaznia e ndjeu jo pak duke qenë me 0 pikë. Nuk bën shumë ndryshim Tirana edhe pse pretendimet i ka të ndryshme. Bardhebluve i duhet fitorja me Vllaznisë ndoshta si një prej mundësive për t’u rikthyer në luftën për titullin kampion apo të paktën vendin e dytë si një prej mundësive për të synuar europën. E përveç pretendimeve këto dy ekipe Vllaznia dhe Tirana ndonëse jo në ditën e tyre kur shkëlqenin në futbollin shqiptar duke qenë kryefjalë e kampionatit sërish premtojnë një sfidë interesante që ia vlen për ta ndjekur.

Artikulli paraprakMARTIN CAMAJ, NJË EMËR DHE VLERE PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërSHKODRA, I PARI RAJON ME HARTËN E RREZIKUT NGA PËRMBYTJET