POLICIA MORI MASA EKSTREME KUR NUK VININ TIFOZËT E TIRANËS. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës ka patur dhe një anë tjetër të medaljes, ndonse nuk u pasqyrua shumë në media.

Policia e Shkodrës për këtë përballje kishte marrë masat e një kohe lufte. Të dy hyrjet e stadiumit “Loro Boriçi” ishin të bllokuara duke mos lënë asnjë mjet të afrohej drejt tribunës qëndrore të stadiumit, madje dhe mediat u detyruan të qëndornin shumë metra larg. Siç u mësua dhe nga informacionet, këto masa ishin marrë me qëllim që të mos kishte trazira siç ndodhen në ndeshjen e 11 shtatorit të vitit 2014. Por këtu lind dhe pjesa më e pakuptimtë tek mënyra e organizmit të policisë së shtetit për masat e duhura në stadium kur është duke u zhilluar një ndeshje futbolli. Pothuajse e gjithë policia e Shkodrës, qoftë me forcat e saj të rendit por edhe ato të FNSH-së kishin zbarkuar në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” duke mbajtur nën kontroll tifozët e Vllaznisë. Askush nuk e kuptoi pse bëhej gjithë ajo siguri, kur dihej që tifozët e Tiranës nuk do të ishin prezent në stadium për shkak se janë të dënuar. Madje u tha se këto masa u morën me faktin se pritej të vinin disa tifoza të Tiranës që do të thyenin xhamat e makinave e mund të krijonin trazira. Por në fakt as kjo nuk ndodhi. Ndërkohë Policia nuk e kuptoi faktin se në stadium ka patur tifoza të Tiranës. Në momentin e festimit të golit të shënuar nga ana e sulmuesit Elis Bakaj tregohet qartë dhe momenti i festimit të golit, ku u drejtua nga një grup tifozësh që kishin ardhur në “Loro Boriçi”. Ndonse këto tifozë nuk realizuan trazira, ato kanë qenë të pranishëm. Pra kjo do të thotë se Policia e Shkodrës merr masat atëherë kur nuk pritet të ndodhë asgjë. Ndërsa kur u paralajmërua për trazira në ndeshjen e parë të 11 shtatorit, kishin ardhur një numër shumë i vogël i forcave policore. Më shumë se sa një siguri, gjithë shfaqja në stadium i ngjasonte me një teatri pasi as vetë forcat policore nuk e kuptonin se kë duhej të mbanin në qetësi. Mëgjithatë në fund vlen për tu thënë se të paktën ndoqën nga afër ndeshjen Vllaznia-Tirana.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Uu9e0Ti0Fw4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakQYTETARËT: VARFËRIA NA DETYRON TË LARGOHEMI
Artikulli tjetërPRIMERA DIVISION, BARCELONA -1 PIKË NGA REALI