KUJTOHET 11 SHTATORI, KËTË HERË MASAT MAKSIMALE. Përplasja mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë në sfidën e fazës së parë në “Loro Borici”
është ngjarja e vetme e ndodhur në Shkodër dhe që do të mbahet mend shumë gjatë në kujtese të të gjithëve që kanë qenë prezent në atë përballje.Pikërisht kjo sfisë ndonse ka përballë dy ekipe me pretëndime të kundërta, premton për një spektakël dhe grintë të vërtetë. Përsa I përket tifozërisë, dihet që ajo e Tiranës nuk do të marrë pjesë pasi është e dënuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë ato të Vllaznisë, akoma nuk dihet në qoftëse do të jenë të shumtë në numër apo do të braktisin ekipin siç kanë bërë në ndeshjen e Kupës ndaj Kukësit. Përsa i përket masave ndonse do të kemi vetëm një tifozeri ato do të jenë maksimale pasi pritet që tifozët shkodranë të kenë një reagim në distancë të pakten ndaj atyre të Tiranës. Nga ana e tjetër trajneri I Vllaznisë, Baldo Raineri ka kërkuar një mbështetje maksimale për vetë faktin se e di që tifozët në Shkodër janë shumë të ndjeshëm për ekipin por në të njëjten kohë dhe arma kryesore për motivimin e lojtarëve. Vllaznia do të hyjë me një formacion të plotë në këtë përballje për të kërkuar një fitore. Ndërkohë siç mësohet ekipi i Tiranës vjen në këtë sfidë me disa mungesa shumë të rëndësishme. Por kjo nuk do ti lehtësojë punën Vllaznisë, e cila synon fitoren për të vemtin fakt se ëkrkon të fitojë besimin e tifozëve për ta mbështetur atë në takimet e ardhshme. Takimi do të luhet sot në orën 17:00 në “Loro Boriçi” ku realisht pritet të ketë një prani të tifozëve të Vllaznisë, të cilët historikisht kanë treguar se gjenden gjithmonë pranë skuadrës pavarësisht rezultateve .