KUQEBLUTË SYNOJNË LOJTARË TË HUAJ, FEDERATA LEJON VETËM 4 NË FUSHË. Vllaznia ka mbyllur tre javë stërvitje, pothuajse për asgjë. Vetëm një përforcim është realizuar në repartin e mesfushës, pikërisht Jasir Selmani. Ndërkohë këto ditë është folur vetëm për lojtarë të huaj të cilët pritet të jenë pjesë e ekipit që ditën e hënë. Por ajo që ndodh aktualisht, është se tek Vllaznia janë larguar të gjithë lojtrarët që sezonin e kaluar kanë mbajtur peshën kryesore, së fundmi përveç Gocajt e Sykaj u largua dhe Gilman Lika.

Nga ana e tjetër kuqeblutë janë duke afruar për provë disa lojtarë ndërsa këto ditë është shfaqur dhe mbrojtësi Mateo Zefi i cili ka qenë dy sezone më parë pjesë e Vllaznisë, ndërsa në sezonin e fundit luajti me Adën. Trajneri i Vllaznisë ka vendosur që skuadrën ta lërë pushim ditën e shtunë dhe të dielë për t’u rikthyer të hënën. Kjo bën që këto dy ditë të presim se çfarë do të bëhet nga drejtuesit, pasi dihet tashmë që drejtuesit janë ato që po merren me merkaton, ndërsa trajner siç flitet nuk ka dorë të madhe në afrimin e lojtarëve. Megjithatë, afrimet nuk do të ndalen këtu. Drejtuesit e Vllaznisë që nga pasditja e së hënës pritet të zyrtarizojnë të tjerë lojtarë. Bëhet fjalë për tre futbollistë malazezë dhe të paktën dy kosovarë. Përveç tyre mund të vijë edhe ndonjë futbollist tjetër i kampionatit shqiptar. Vllaznia mendohet të kompletohet dhe të bëhet gati për nisjen e sezonit të ri. Nisur nga kjo Vllaznia nuk do ta ketë aspak të lehtë të përballojë sezonin e ri me lojtarët e huaj, pasi Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur sërish rregullin që në fushë do të lejohen vetëm 4 lojtarë të huaj. Gjatë këtyre ditëve është duke u diskutuar mundësia e shtimit të numrit të të huajve. Gjithsesi kjo duket se ka pak shanse për të ndodhur dhe skluadrat do të duhet të gërshëtojnë elementin e huaj me atë vendas.

Artikulli paraprakRAMA PËR ARSIMIN E LARTË :NDRYSHIM RRËNJËSOR
Artikulli tjetërVRASJA E ÇEKËVE, SHKODRANËT HOMAZHE NË QYTET