“Me Vllazninë nuk kam asnjë marrëveshje”. Këto janë fjalët e turkut Engin Firat të cilin klubi Vllaznia e ka përzgjedhur për të qenë drejtori sportiv i kuqebluve. Në fakt edhe pse në Shkodër kanë marrë një vendim për t’i besuar turkut postin e drejtorit, ky i fundit ende nuk ka arritur një marrëveshje me kuqeblutë.
Turku Firat thotë se është në Shkodër momentalisht vetëm për të folur, pra ende nuk ka një kontratë mes tij dhe klubit Vllaznia. Këto janë fjalët e turkut Engin Firat i cili ende nuk ka një marrëveshje me klubin Vllaznia. Edhe pse bordi dhe kryebashkiakja Voltana Ademi e kanë përzgjedhur atë, vetë Firat thotë se thjeshtë ka ardhur të folur. Sipas burimeve përpara se të vintë në Shkodër turkur ka zhvilluar vetëm një bisedë të shkurtër me drejtues të Vllaznisë. Tashmë ai ndodhet prej 3 ditësh në Shkodër.
Natën e parë ka takuar vetëm pak minuta kryetaren e bashkisë ndërsa ka qëndruar gjatë me administratorin Suad Lici dhe trajnerin Hasan Lika duke ndarë një kafe sëbashku. Të nesërmen ka patur një takim më të gjatë me kryebashkiaken Ademi dhe ende nuk ka diçka zyrtare nëse Firat ka pranuar të jetë drejtori i klubit Vllaznia. Fillimisht burime pranë tij bënë me dije se nëse klubi shkodran nuk përmirëson disa kushte kryesisht një rritje të konsiderueshme të pagës Firat mund të mos pranojë që të qëndrojë në Shkodër.
Turku thotë se ka qenë vite më parë në Shkodër ndërsa ka edhe shumë miq shqiptar.
Klubi Vllaznia hapi aplikime për postin e drejtorit dhe trajnerit. Engin Firat aplikoi bashkë me disa emra të tjerë dhe në fund u përzgjodh ai bashkë me Hasan Likën për trajner.
Ndërsa kuqeblutë e kanë përzgjedhur vetë turku është në dilemë nëse do pranojë apo jo të drejtojë Vllazninë. Gjithçka do të mësohet në fillim të javës ndërsa e sigurtë është se ende nuk ka një marrëveshje zyrtare.