Kampionati i Kategorisë Superiore për grupmoshën U-13 ka nisur me fitore për ekipin e Vllaznisë, të drejtuar nga trajneri Khaled Hoxha. Në ndeshjen e parë të luajtur ndaj ekipit të Laçit në fushën sportive “Reshit Rusi”, kuqeblutë 13-vjeçarë kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0. Futbollisti Bashli ka qenë ai që ka shënuar golin e parë. Ndërkohë që, për ta kompletuar fitoren ka menduar futbollisti tjetër Rudaçi, i cili ka shënuar edhe golin e dytë dhe të fundit të këtij takimi. Pas nisjes me fitore të kampionatit, trajneri i Vllaznia U-13, Khaled Hoxha u shfaq i kënaqur.
Në këtë mënyrë, starti i kampionatit për Vllaznia U-13 ka qenë i duhur.