Pasditen e së hënës është zhvilluar finalja e kampionatit U-15 mes ekipeve të Vllaznisë dhe Atletik Klub.

Ndeshja është kryesuar nga kuqeblutë e Vllaznisë të cilët kanë arritur fitoren e pastër 3-0 me gola të shënuar nga Flori Leka, Kristi Miraçaj dhe Xhovan Shabi.

Trajneri u ekipit kampion Brikeno Bizi në prononcimin e tij pas kësaj finaleje shprehet i kënaqur me suksesin e arritur.

Ndërkohë Hysen Zmijani shprehte se Vllaznia U-15 ka bërë një punë mjaft të mirë dhe e kanë merituar këtë fitore.

Pjesë e kampionatit të grupmoshës U-15 për Zonën e Veriut kanë qënë prezent edhe emra të njohur të sportit shkodran si Hysen Zmijani, Avenir Dani, Edi Martini etj.

Gjatë ceremonisë futbollistëve 15 vjeçarë i’u shpërndanë kupa ekipit fitues dhe ka qënë Avenir Dani ai që ia ka dorëzuar kapitenit të Vllaznia U-15 .

Ndërkohë si futbollisti më i mirë i kampionatit u shpall Klevis Bebeziqi i cili mori një dekoratë që iu dorëzua nga Edi Martini.

Vllaznia U-15 ka shënuar një ecuri shumë të mirë në këtë kampionat pasi ka arritur që bashkë me ndeshjen finale të kenë në total 23 ndeshje të fituara prej tyre me një kuotën prej 83 golash të shënuar në total.

 

Artikulli paraprakYMER BALA, JETA NË SKENË DHE JASHTË SAJ NË NJË LIBËR
Artikulli tjetërGJYLI: SHMANGNI UJIN E DEPOZITAVE