Tre jave para fundit te fazes se trete te kampionatit, Vllaznia U-17 ka siguruar nje vend ne play-off. Ajo ka fituar sot ndaj skuadres qe mund ta rivalizonte per kete gje, Kukesit, madje ne fushen e ketij te fundit.

Kuqeblute kane arritur nje fitore 2-1 ne kete transferte te veshtire dhe tashme do t’i duhet te mendoje per sfiden direkte me Tiranen, per te percaktuar fatin e vendit te pare.

Vllaznia U-17 ka shenuar dy gola qe ne pjesen e pare, fillimisht me ane te Malit ne ‘25 dhe me pas me Barbullushin ne ‘40. Ne pjesen e dyte, kukesianet kane shenuar me ane te Sopajt ne minuten e 70-te por ky gol nuk ka vlejtur per asgje.

Shkodranet kane fituar krejt ndeshjen me rezultatin 2-1 dhe jane ngjitur ne kuoten e 57 pikeve, duke qene te shkeputur tashme 12 pike nga Kukesi i vendit te trete dhe vetem tre pike nga Tirana e vendit te pare.

Ndryshe nga Vllaznia U-17, ajo U-19 nuk ka arritur te fitoje ne ndeshjen e rradhes per kampionat. Ajo ka luajtur ne kryeqytet ndaj Akademise se Futbollit dhe ka barazuar 1-1 ndaj saj.

Ne fakt shkodranet e kane dominuar takimin dhe kane qene shume prane fitores por ne fund vendasit kane reaguar duke barazuar.

Smajli ka kaluar ne avantazh kuqeblute me golin e shenuar ne minuten e 54-te por 23 minuta me vone ka qene Tuci qe ka barazuar gjithçka me golin e tij.

Me barazimin e sotem, Vllaznia U-19 eshte ngjitur ne kuoten e 57 pikeve duke mbajtur vendin e pare serish dhe duke ruajtur serish diferencen prej 7 pikesh me Shkendine e vendit te dyte.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA TË MËRKURËN LUAN FINALEN E SEZONIT
Artikulli tjetërSTUDENTJA – VLAHUTIN: NE SHQIPËRI QEVERISIN BANDAT