Vllaznia U-17 ka pësuar një tjetër disfatë ndaj Tiranës.

Pasi bardheblutë fituan finale e kupës tashmë kanë arritur që të fitojnë edhe në ndeshjen e kampionait. Edhe pse kjo sfidë u luajt në Shkodër 17 vjeçarët kuqeblu humbën 0-1 në shtëpi. Tiranës i ka mjaftuar një gol i Bashës në pjesën e parë për të arritur fitoren dhe për të blinduar vendin e parë. Me këtë humbje Vllaznia U-17 rrezikon edhe më shumë pjesëmarrjen në fazën play off sepse tashmë janë 3 ekipe me nga 30 pikë, Shkëndija, Vllaznia dhe Akademia ndërkohë që vendi i pestë, Internacional ndodhet vetëm dy pikë larg. 17 vjeçarët nuk po kalojnë një moment të mirë sepse kanë realizuar humbjen e katërt radhazi. Ndeshja ndaj Tiranës edhe pse ka qenë e luftuar nga shkodranët nuk ka mjaftuar për të siguruar një fitore. Nga ana tjetër Vllaznia U-19 ka fituar 2-0 ndaj Tiranës në ndeshjen e luajtur në Shkodër. 19 vjeçarët kanë shënuar në pjesën e parë me anë të Rajçeviç në minutën e 39 ndërsa goli i dytë ka ardhur në pjesën e dytë me anë të Hysenaj në minutën e 58’. Me këtë fitore 19 vjeçarët janë rikthyer edhe njëherë në garën për fazën play off. Të rinjtë në këtë sfidë direkte kanë barazuar Tiranën në kuotën e 33 pikëve duke u renditur në vendin e dytë me pikë të barabarta. Kjo javë nuk ka shkuar shumë mirë për Partizanin i cili ka barazuar 1-1 me Internacional duke bërë që Tirana dhe Vllaznia t’i afrohen duke qenë vetëm 3 pikë larg Partizanit që mban vendin e parë me 36 pikë. Javën e ardhshme skuadrat shkodrane do luajnë me ekipet respektive të Akademisë.

Artikulli paraprakRRJETI ELEKTRIK, RREZIKOJNË JETËN DHJETËRA QYTETARË
Artikulli tjetërKATEGORIA E DYTË, VLLAZNIA B-KEVITAN 3-0