Pas barazimit javën e kaluar, Vllaznia U-17 është rikthyer sërish tek fitorja. Ajo ka luajtur në Lezhë ndaj Portos vendase me të cilën ka triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.

Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 5-të kur Deda ka kaluar në avantazh kuqeblutë. 12 minuta më vonë, ka qenë Marku ai që ka shënuar edhe golin e dytë dhe në këtë mënyrë, pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0 për Vllazninë. P

ër të mbyllur ndeshjen do të mendonte Asllani i cili do të shënonte edhe golin e tretë dhe të fundit të kësaj ndeshje. Skuadra shkodrane ka fituar kësisoj me rezultat të pastër dhe me këtë trepikësh ajo ngjitet në kuotën e 45 pikëve.

Diferenca e saj me Tiranën kryesuese tashmë është ngushtuar në tre pikë sepse bardheblutë kanë humbur sot ndaj Akademisë me rezultatin 1-2.

Ndërkohë ecuria e fitoreve të Vllaznia U-19 në kampionat është ndalur këtë të dielë. Ajo ka barazuar në ndeshjen e rradhës me Kukësin megjithatë, shkodranët jo vetëm kanë ruajtur vendin e parë në renditje por edhe e kanë thelluar edhe me një pikë diferencën me skuadrën e vendit të dytë.

Kukësianët kanë qenë ata të parët që kanë kaluar në avantazh. Madje kanë shënuar dy gola me të njëjtin autor, Domin. Fillimisht në minutën e 8-të dhe më pas në ’24. Pjesa e parë kësisoj është mbyllur me rezultatin 2-0 për Kukësin.

Një rezultat që padyshim ka vënë në lëvizje kuqeblutë të cilët nuk mund të pajtoheshin dot me këtë disavantazh. Në ’55 ata kanë fituar të drejtën e një 11-metërshi që është kthyer në gol nga mesfushori Hoxha.

Madje po ky futbollist do të “shpëtonte” Vllaznia U-19 sepse në minutën e 88-të ka shënuar golin e dytë duke barazuar shifrat. Përfundimisht barazim 2-2 dhe shkodranët kësisoj ndalin këtu serinë prej 15 fitoresh të arritura deri më tani.

Megjithatë pavarësisht rezultatit, diferenca e saj me Partizanin e vendit të dytë është thelluar, duke shkuar tashmë në pesë pikë sepse të kuqtë kanë humbur këtë javë.

 

Artikulli paraprak“VLLAZNIA B” MERR TRE PIKË NDAJ BURRELIT
Artikulli tjetërATENTATI NDAJ ARTAN CUKUT, AUTORI MERR STATUSIN E “TË PENDUARIT”