17 vjeçartë e skuadrës së Vllaznisë kanë arritur të shkonë në finale ku përballë do të kenë si kundërshtarë ekipin e Besës së kavajës. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë ku ekipi shkodranë padyshim që do të kërkojë që të arrijë fitoren në këtë sfidë.

Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë sepse kundërshtari ka treguar se ka një ekip të mirë që ka fituar edhe trofe gjatë këtij sezoni. Megjithatë, kuqeblutë kanë arritur të tregojnë se kanë bërë një sezon relativisht të mirë, ku nga ndeshja në ndeshje performanca e tyre ka ardhur duke u rritur, derisa kanë mbërritur në finale.

Kemi të bëjmë me një skuadër ku më shumë spikat loja kolektive por nuk mungojnë as individët të cilët veçohen me paraqitjet e tyre si Xhahysa, Barbullushi, Krymi e të tjerë.

Drejtuesit e Klubit Vllaznia dhe ato të Akademisë, janë shumë të fokusuar tek ecuria e ekipit U-17 për të arritur të marrin edhe titullin kampion të këtij sezoni.

Por përveç Vllaznia U-17 janë edhe ata të U-19 që të hënën kanë luajtur ndaj Teutës dhe vetëm me anë të pënalltive kanë arritur ta fitojnë këtë takim në rezultatin 3-2 por duhet theksuar fakti se shkodranët kanë pasur jo pak kontestime sa i përket edhe arbitrimit të këtij takimi.

Kështu më këtë fitore kuqeblutë të shkojnë në finale më skuadrën e Flamurtarit ku ky i fundit barazoi 0-0 kundër Partizanit, por vlonjatët u treguan më të saktë në serinë e penalltive ku fituan 5-4 dhe siguruan finalen e madhe të kampionatit.

Natyrisht që Vllaznia U-19 në vazhdën e rezultateve pozitive që ka arritur këtë sezon do të synojë edhe trofeun e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Finalja për të përcaktuar ekipin kampion për U-19, për sezonin 2017-2018 do të zhvillohet ditën e enjte datë 31 maj ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA, GJOBA PËR LOJTARËT PO PËR DREJTUESIT?
Artikulli tjetërVETËVRASJA E ARDIAN KALLAMIT, RRËFEHET E BIJA