Vllaznia U-17 ka marrë fitoren e rradhës në kampionat dhe tashmë ka siguruar vendin e pestë në renditje. 17-vjeçarët kuqeblu triumfuan ndaj ekipit të Tiranës në transfertë, duke e fituar ndeshjen në minutat e fundit me rezultatin 1-2. Trajneri i ekipit shkodran, Ersi Çaku, shprehet i kënaqur me arritjen e objektivit, pikërisht hyrjen në zonën “play-off”.
Çaku ka besim maksimal tek futbollistët e tij, që do të bëjnë mirë edhe në fazën e “play-off”.

Trajneri Çaku flet edhe për përvojën e tij të parë tek Akademia Vllaznia, ku thotë se ka dhënë maksimumin në drejtimin e ekipit të 17-vjeçarëve.

Pas javës së 18-të të kampionatit, Vllaznia e ka mbyllur në kuotën e 25-pikëve, duke mbajtur vendin e pestë të renditjes dhe duke siguruar në këtë mënyrë zonën e “play-off.”

Artikulli paraprakJON KRAJA TAKIM TË HAPUR PËR “SPECTACULUM”
Artikulli tjetërBESËLIDHJA BËHET GATI PËR PËRBALLJEN ME SOPOTIN